Conte e bën prioritet transferimin e anëtarit të Barcelonës

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e Arturo Vidalit nga Barcelona në mënyrë që të përforcojë Interin për edicionin e ri.

32-vjeçari ka arritur të përshtatet mjaftë mirë në lojën e katalunasëve, duke bërë 85 paraqitje për dy sezone të kaluara në Camp Nou.

Kiliani po e ndihmon Barcelonën në repartin defanziv dhe atë ofanziv, duke lidhur të gjitha aksionet mes të tria reparteve të fushës.

Por, Calciomercato raporton se Antonio Conte dëshiron që të ribashkohet me ngulm me Vidalin, pasi që të dy ishin te Juventusi vite më parë.

Italian e admiron lojën e mesfushorit dhe dëshiron të ketë sërish në urdhrat e tij, duke e bërë prioritet transferimin e tij.

Barcelona është e gatshme të shesë Vidalin, pasi mosha e tij nuk e lejon të luajë edhe për shumë gjatë në nivele të larta. 

Të ngjashme