Conte e do Vidalin para Rakiticit

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte ka kërkuar nga drejtuesit e Interit që t’i bëjnë disa transferime në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i Nerazzurëve tashmë ka disa shënjestra për afatin e dimrit, derisa Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic janë në mesin e më të përfolurve në mediat italiane.

Sipas Tuttosport, Conte dëshiron ta transferojë mesfushorin kilian para kroatit.

Italiani kishte punuar së bashku me Vidalin në kohën kur të dy ishin pjesë e Juventusit dhe e pëlqen lojën e tij.

Conte po kërkon një mesfushor më shumë fizik dhe sa taktik dhe kiliani është më i favorizuari.

Interi po kalon nëpër një formë të mirë në këtë sezon dhe po e rivalizon Zonjën e Vjetër për titull. 

Të ngjashme