Conte e ka finalizuar marrëveshjen me Interin

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte e ka finalizuar marrëveshjen për t’u bërë trajner i Interit, sipas raportimeve nga Sky Sports.

Ish-trajneri i Chelsea-s thuhet se do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të vitit 2022, dhe do ta zëvendësojë Luciano Spalletti-n në pankinën e Zikaltërve.

Lajm i mirë për ish-kampionin e Italisë me Juventusin është që Interi mbrëmë arriti t’i sigurojë garat në Ligën e Kampionëve, dhe pritet një verë e ngjeshur për të sa iu përket transferimeve.

Të ngjashme