“Conte ende s’di si ta përdorë Eriksenin, i cili ka nevojë për kohë”

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-ylli i Hellas Veronës, Preben Elkjaer, thotë se trajneri i Interit, Antonio Conte, ende nuk e ka kuptuar se si mund ta nxjerrë më të mirën nga bashkatdhetari i vet, Christian Eriksen, për të cilin këmbëngul se i nevojitet kohë.

Mesfushori 28-vjeçar iu bashkua Interit në janar por ka dështuar ta tregojë veten në muajin e tij të parë në Itali dhe është përdorur vetëm si zëvendësues nga Conte në Guiseppe Meazza.

Përfaqësuesi i Danimarkës e ka bërë vetëm një paraqitje si titullar në Serie A që prej arritjes nga Tottenhami për 20 milionë euro, por Elkjaer iu ka bërë thirrje tifozëve të Interit t’i japin kohë atij.

“Fillimi ka qenë i vështirë për të, por ai do të kalojë kohë të mirë shumë shpejt. Tani ai ka kohë të mendoj pse u përball me probleme të tilla. Mund të ketë shumë arsye pse”, tha Elkjaer.

“Mendoj se Conte nuk e ka kuptuar se në çfarë pozite duhet të luajë Eriksen. Në Itali dëshiron të kesh pasion. Pasioni ka shumë rëndësi në futbollin italian dhe Eriksen ka karakter ndryshe, apo ai e tregon atë në mënyrën e vet. Ai nuk është lojtar që futet në lojë dhe e merr kontrollin, por cilësitë e tij do të duken shumë shpejt”, shtoi ai. 

Të ngjashme