Conte gjen fajtorin për humbjen e Interit

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte ka fajësuar gjyqtarin Damir Skomina sepse nuk i dha skuadrës së tij Interit një ‘penallti të qartë’ gjatë humbjes së tyre nga Barcelona të mërkurën në mbrëmje.

Lautaro Martinez i dha fillimisht epërsinë ‘Zikaltërve’ në ‘Camp Nou’ derisa në gjysmën e parë ekipi i Contes huqi raste të arta.

Gjithsesi dy gola të Luis Suarez në 45 minutëshin e dytë i siguruan vendasve tre pikë të mëdha, përcjell lajmi.net.

Ai tha pas ndeshjes: ”Unë mendoj se ka pasur një penallti të qartë që nuk na është dhënë dhe atëherë Barcelona shënoi golin e barazimit”.

”Ne po flasim për një gjyqtar ndërkombëtar, i cili ka përvojë, i cili gjykoi edhe finalen e Ligës së Kampionëve”.

”Ne duam respekt, nuk na pëlqyen shumë gjëra. Kjo është ajo që më lë të hidhur, por nuk dua t’u jap lojtarëve të mi një justifikim”, tha italiani.

Të ngjashme