Conte i interesuar për ribashkimin me Pogba

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte është i interesuar për transferimin e Pogba tek Inter.

Tjetër skuadër e Serie A është futur në garë për Pogba, duke rivalizuar kështu skuadrën e Juventus. Bëhet fjalë për Inter.

‘Gazzettta dello Sport’ shkruan se Inter janë gati të duelojnë për nënshkrimin e mesfushorit të Manchester United.

Trajneri i Inter, Antonio Conte, thuhet të jetë i pakënaqur me opsionet aktuale për mesfushën.

Ish asi i Tottenham, Christian Eriksen, nuk ka bindur akoma trajnerin italian, që nga transferimi i tij në ‘San Siro’.

Derisa Inter pritet të fitojnë disa para nga shitjet e lojtarëve, për të paguar kartonin e Pogba, ‘Zikaltrit’ po synojnë të arrijnë marrëveshje me lojtarin për një reduktim në pagën e tij.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijnë marrëveshje me yllin francez./ln

Të ngjashme