Conte: Inter djersitët për çdo pikë të fituar

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Conte: Inter djersitët për çdo pikë të fituar

Antonio Conte nuk thotë se Interi është favorit për Skudeto por ai thotë se ata duhet “të djersitën për çdo pikë” në Serie A këtë sezon, duke filluar që në ndeshjen kundër Crotones që janë në zonën e rënies nesër

“Ne duhet të presim një ndeshje të vështirë sepse mendoj se ajo është skuadër e Serie A”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp. “Ne do të përballemi me një

“Ne luajmë kundër një skuadre e cila e mbylli vitin me një fitore kundër Parmës, andaj duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Gjithmonë ka befasi pas pushimit të Krishtlindjeve, por ne e dimë rëndësinë e asaj që të vazhdojmë me rezultate pozitive”.

Zikaltërit kanë fituar shtatë ndeshjet e fundit në Serie A dhe mbesin rivalët kryesor të Milan që janë lider por Conte ende refuzon që të thotë se janë favorit për titull.

“Çfarë dua këtë vit është që ta konfirmojmë statusin e një grupi të lojtarëve të cilët dëshirojnë dhe përpiqen të fitojnë. Ne nuk dëshirojmë të dërgojmë mesazhe që nuk janë kredibile. Të jesh Inter është detyrë të besosh dhe të luftosh deri në fund për të fituar pikët maksimale”.

“Ky është një sezon shumë i balancuar, duhet të djerësitësh për çdo pikë sepse nuk ka ndeshje të lehta. Në fund të ditës, vlerat sikurse organizimi dhe puna e vështirë vlejnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme