Conte-Inter, gjithçka vendoset gjatë kësaj jave

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Në orët e ardhshme, presidenti i Interit, Steven Zhag do të takohet me Antonio Conten për të diskutuar rreth të ardhmes.

Trajneri i Nerazzurëve e ka të ardhmen e pasigurt, pas dështimit në finalen e Ligës së Evropës, ku pësuan humbje nga Sevilla.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, bordi i Interit nuk mund t’i sigurojë Contes se do të ketë transferime të mëdha në skuadër.

Edhe pse Zhang dëshiron që Conte të vazhdojë me skuadrën, kërkesa për transferime të reja do të mbesin në letër.

Nëse situata ekonomike nuk normalizohet, atëherë prurje të reja në Giuseppe Meazza vështirë se do të ketë.

Në rast se Conte nuk pajtohet me lojtarët që ka në skuadër, atëherë të dyja palët mund t’i ndajnë rrugët në këtë javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme