Conte iu kërkon drejtuesve 250 milionë funte për tri përforcime gjatë verës

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 13:15 | Nga

Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, dëshiron plot 250 milionë funte apo 283 milionë euro për të përforcuar skuadrën e tij gjatë afatit të verës.

E ardhmja e italianit te Chelsea është në rrezik shkarkimi, por Conte vazhdon të bëj plane për skuadrën e tij.

Sipas mediumit britanik The Sun, Conte këmbëngul se kampionët e tij të Ligës Premier po paguajnë çmimin për ndryshime masive këtë sezon pas ardhjes së tetë lojtarëve në ekipin e parë.

Për të pasur ndonjë shans për të konkurruar me Manchester Cityn ata kanë nevojë për më pak përçarje dhe disa lojtarë të klasit botëror – të cilët me çmimet aktuale do të kushtonin 250 milionë funte.

I pari në listën e dëshirave të trajnerit italian është ylli francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili do të kushtonte plot 95 milionë funte apo 107.6 milionë euro.

Lojtar tjetër i preferuar për skemat e tij është edhe talenti tjetër francez, Thomas Lemar i Monacos, transferimi i të cilit do të kushtonte 90 milionë funte apo 102 milionë euro.

Emri i tretë që Conte e dëshiron për të përforcuar skuadrën është mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, i cili do t’ju kushtonte 65 milionë funte apo 73.6 milionë euro.

Conte, i cili ka përjashtuar një kthim si shef i Kombëtares së Italisë ka thënë tha: “Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se niveli ynë është ky”.

“Tani duhet të luftojmë për të fituar një vend të Ligës së Kampionëve. Pastaj, në të ardhmen, nëse ka mundësi, duhet të përpiqemi të blejmë vetëm dy ose tre – jo tetë lojtarë”, përfundoi italiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme