Conte kërkon dy lojtarë të Romës

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 09:47 | Nga

Radja Nainggolan dhe Antonio Rudiger mund të përfundojnë në Chelsea gjatë verës.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, do të bëjë çmos gjatë verës që të nënshkruajë me dyshen e Romës, mesfushorin, Radja Nainggolan dhe mbrojtësin, Antonio Rudiger, raporton “The Sun”.

Nainggolan ka qenë në listën e Contes qëkur trajneri italian arriti në “Stamford Bridge”, derisa tani ka hedhur shikimin edhe kah Rudiger.

Këtë të fundit e sheh si zëvendësues të John Terry dhe ky interesim i Contes vjen pasi kuptoi se Kalidou Koulibaly i Napolit nuk do të largohet nga Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme