Conte kërkon katër lojtarë në La Liga

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 09:35 | Nga

Antonio Conte tashmë ka filluar të kërkojë përforcime për Chelsean e tij.

Sipas Sportmediaset.it trajneri italian ka vendosur në objektivat e tij katër lojtarë që luajnë në La Liga.

Të parët janë dyshja e Sevillas, portieri Sergio Riko dhe mesfushori Steven N’Zonzi, pastaj Joao Cancelo i Valencias.

Dhe në fund Antoine Griezmann i Atletico Madridit, i cili është objektiv edhe i shumë klubeve të mëdha.

Për të gjithë këta pritet që Blutë të bëjnë oferta në janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme