Conte kërkon një tjetër mbrojtës të majtë

Prishtinë | 18 Sht 2016 | 08:52 | Nga

Antonio Conte e dëshiron në skuadër edhe një tjetër mbrojtës të majtë

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte po interesohet për mbrojtësin e majtë të Tottenhamit, Ben Davies.

Chelsea tashmë e ka transferuar Marcos Alonson nga Fiorentina për 26 milionë euro dhe ka po ashtu edhe spanjollin Cesar Azpilicueta.

Por, sipas The Sun, Conte e dëshiron edhe 23 vjeçarin uellsian, Davies, i cili nuk ka vend në skuadrën e Tottenhamit.

Nëse dështon transferimi i Davies, në radarin e Chelseat janë edhe mbrojtësi i Middlesbrough, Ben Gibson dhe ai o Burnleyt, Michael Keane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme