Conte me ngulm dëshiron ta drejtojë këtë skuadër

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 16:59 | Nga

Antonio Conte fillimisht pas dështimit që ta mbrojë titullin e fituar një sezon më parë në Premier League, e pastaj edhe dështimi për t’u kualifikuar në Champions League, sipas gjitha gjasave, po i numëron ditët e fundit në stolin e Chelseat.

Qysh më parë, u fillua të spekulohej se kush do të mund ta zëvendësonte Conten te “Blutë” e Londrës dhe ku do ta vazhdonte karrierën e tij vet italiani.

Derisa finalja kundër Manchester United në FA Cup pritet se do të jetë ndeshja e fundit e Antonio Contes duke e drejtuar Chelsean, tekniku italian është duke e monitoruar me vëmendje situatën në stolin e ish-skuadrës së tij, Juvenuts.

Trajneri aktual i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, është bërë po ashtu pjesë e raportimeve në media, se mund ta drejtojë një skuadër tjetër nga sezoni i ardhshëm, kurse Conte po shpreson se kjo gjë do të ndodh, në mënyrë që ai vet të jetë kandidatë për t’u ulur në bankinën e Juventus.

Conte po e kërkon më ngulm rikthimin te Juventus, nga e cila skuadër u largua në vitin 2014 për ta drejtuar përfaqësuesen e Italisë, para se ta merrte menaxhimin e Chelseat dy vite më vonë.

Në fakt vet tekniku 48 vjeçar, kishte qenë ai i cili para se të largohej nga pozita e trajnerit të Juventus, ishte munduar ta transferonte Alvaro Moratan në Torino, i cili thuhet se po ashtu nga sezoni i ardhshëm mund të kthehet te “Zonja e Vjetër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme