Conte me premtim për tifozët e Interit

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte dëshiron të shijojë titullin e Interit në Serie A dhe këmbëngul se ai nuk ngutet për të diskutuar të ardhmen me klubin.

Ish-shefi i Juventusit dhe Chelsea ka bërë që Nerazzurët të fitojnë titullin e tyre të parë në Serie A pas 11 vitesh.

“Ne e dinim se fitorja në Crotone ishte hapi vendimtar” ka thënë Conte për TG5.

Nerazzurrqt kishin mposhtur rivalin e Serie A të shtunën dhe u kurorëzuan zyrtarisht Kampion i Serie A të nesërmen kur Atalanta barazoi 1-1 me Sassuolon.

Interi i dha fund dominimit të Juventusit pasi Zonja e Vjetër kishte fituar nëntë Scudetto me radhë.

“Së pari, unë mendoj se ne duhet të nderojmë një sundim që përfundon pas nëntë vjetësh”, shtoi Conte.

“Juventus ka bërë diçka të jashtëzakonshme, duke fituar titullin për nëntë vjet me radhë. Në të njëjtën kohë, edhe ata që kanë bërë mbretërinë të shembet duhet të nderohen”.

“Ne jemi të lumtur, e dinim që do të kishte qenë shumë e komplikuar dhe nuk dhamë asgjë të mirëqenë. Ne jemi afruar dhe kemi tejkaluar Juventusin në vetëm dy vite”.

A ka ndonjë premtim që ai dëshiron të bëjë për tifozët e Interit?

“I njëjti që bëra kur arrita. Është se unë do të bëj gjithçka për të fituar dhe për ta bërë Interin të fortë brenda dhe jashtë vendit. Unë mendoj se kemi bërë gjëra të rëndësishme”.

“Ne duhet të festojmë tani. Atëherë do të kemi kohë për të biseduar dhe organizuar të ardhmen në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar më tej Conte.

Të ngjashme