Conte: Merituam më shumë kundër Napolit

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte ka thënë se Interi “meritoi” më shumë në ndeshje për kupë kundër Napolit, derisa ka theksuar se Romelu Lukaku “duhet të përmirësohet”. Ai ka konfirmuar që Stefano Sensi do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të Serie A

Interi do të përballet me Napolin nesër në Serie A dhe orari i ngjeshur ka bërë që ata të kenë rezultate jo të mira, sidomos në ndeshjet e fundit. Mirëpo, Conte mendon pozitivisht për këtë gjë.

“Sigurisht, kjo ishte një përvojë e re për të gjithë. Ne duhet ti marrim gjërat me pozitivitet dhe të mësojmë nga situata të tilla”, tha Conte për faqen zyrtare të klubit. “Të luash për çdo tri ditë ka bërë që ne ta shohim këtë gjë në mënyrë pozitive për t’i përdorur në të ardhmen”.

Conte ka arritur që të ndihmojë disa lojtarë që kishin gjendje jo të mirë fizike, si Andrea Ranocchia dhe Borja Valero gjatë programit të tyre të vështirë

“Ne po flasim për një grup të futbollistëve shumë serioz, të cilët kanë punuar shumë”, ka shtuar Conte. “Ranoccia gjithmonë i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të mia kur është futur në ndeshje”.

Interi kishte fituar ndeshjen e kthimit me rezultat 3-1 në San Paolo por ishte eliminuar nga Kupa e Italisë, me Napolin që e fitoi këtë trofe.

“Në ndeshjen në ligë në bëmë në ndeshje të mirë, por në disa forma ndeshja më e mirë e jona kundër Napolit këtë sezon ishte ndeshja e kthimit në Coppa Italia”, tha ai.

“Ne merituam shumë. Ne ende flasim për një skuadër shumë të fortë që gjatë këtyre viteve ishte pretendete për të fituar Skudeton, madje ishin afër”.

“Një skluadër me një skuadër shumë të mirë që është forcuar shumë. Ata edhe e kanë fituar Kupën e Italisë këtë sezon”, ka thënë ndër të tjera Conte.

Të ngjashme