Conte mohon kontaktet me Juventusin

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte ka mohuar kontaktet me Juventusin, derisa lidhet me një largim nga Interi në këtë verë.

Trajneri italian është nervozuar me bordin e klubit Nerazzur, derisa ka kërkuar transferime të reja në këtë verë.

Por, në një konferencë për media, Conte ka mohur se ai është në kontakte me Zonjën e Vjetër për një rikthim të mundshëm në Torino.

“Sipas artikullit të publikuar nga Repubblica.it sot, mund të them se asgjë nuk është e vërtetë dhe se nuk kam kontakte me Juventusin apo lojtarët”, ka thënë italiani.

“A do ta shkarkojnë Sarrin? Unë nuk kam të bëjë me asnjërën nga këto gjëra dhe aty është shkruar vetëm sa për të mbushur gazetën”.

“Jam i vendosur të përfundoj kontratën time te Interi dhe nuk kam planifikuar të largohem nga Interi”, ka shtuar më tej Conte.

Të ngjashme