Conte mohon kontaktet me PSG-në

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 10:07 | Nga

​Conte thotë se nuk ka pasur kontakte me asnjë klub dhe se dëshiron të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Antonio Conte ka rikonfirmuar se është i përkushtuar te Chelsea dhe ka mohuar të ketë pasur kontakte me kampionin e Ligue 1, Paris Saint-Germain, raporton Gazeta Express.

Unai Emery gjatë ditës së djeshme zyrtarisht njoftoi se do të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit aktual.

Conte është njëri ndër kandidatët për të zëvendësuar spanjollin, megjithëse ka kohë që raportohet se tashmë Thomas Tuchel ka nënshkruar parakontratë me klubin francez.

“A kam pasur kontakt me PSG? Jo, dhe përgjigjja ime do të vazhdojë të jetë e njëjtë. Jam i përkushtuar te ky klub. Kam kontratë me këtë klub. Synimi im është që të vazhdojë dhe të punojë në këtë klub”, u shpreh Conte.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme