Conte në takim të rëndësishëm me Interin

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte pritet të takohet me drejtuesit e Interit, me shpresë për ta përshpejtuar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi midis Christian Eriksen dhe mesfushorit të Paris Saint-Germain, Leandro Paredes.

Gazeta e njohur italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se është planifikuar një takim midis Contes dhe drejtuesve Piero Ausilio dhe Beppe Marotta në Appiano Gentile për ditën e sotme, transmeton Gazeta Express.

Trajneri dëshiron që Paredes të jetë në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh shkathtësitë e ish-mesfushorit të Romës.

Gazeta italiane pretendon se Interi do të takohet me Paris Saint-Germain në ditët në vijim dhe të diskutojë një shkëmbim të mundshëm midis Eriksen dhe Paredes.

Për mesfushorin danez thuhet se mund t’i bashkohet PSG-së për një ribashkim të mundshëm me ish-trajnerin e vet te Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Trajneri i Inter kishte kërkuar edhe verën e kaluar të marrë Paredes, por nuk arriti të transferonte atë, ndërsa tani është duke bërë presion ta marrë në afatin kalimtar të dimrit./Gazeta Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme