Conte nuk do të jetë i Unitedit deri në fund të sezonit

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte është duke u lidhur në vazhdimësi me një kalim te Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer besohet se i ka ditët e numëruara te Djajtë e Kuq dhe pritet të shkarkohet deri në muajin e ardhshëm.

Trajneri norvegjez ka humbur rrugën e tij drejt fitoreve, derisa poshtërimi 5-0 nga Liverpooli në Old Trafford ka rënduar gjërat.

Andaj, Antonio Conte po shihet si zëvendësues i tij dhe siç raporton Todo Fichajes, ai është i gatshëm që të rikthehet në Angli.

Ish-strategu i Chelseat njihet si një trajner që nuk merr përsipër një skuadër në mes të sezonit, andaj kalimi i tij më i mundshëm është vera e vitit të ardhshëm.

Conte ishte larguar nga The Blues si kampion në Ligën Premier, derisa është i papunë që nga vera e këtij vitit, kur u larguar si kampion po ashtu nga Interi.

Të ngjashme