Conte ofendon analistët

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 10:03 | Nga

Antonio Conte i ka quajtur “budallenj” analistët e Sky Sports Jamie Redknapp dhe Gary Neville pasi ata e përshkruajtën paraqitjen e Chelsea-t në humbjen 1-0 ndaj Manchester City-t si të turpshme.

“Analisti duhet të përdorë trurin kur flet për taktika. Mendoj se duhet të kesh njohurinë e duhur për të folur rreth taktikave dhe të mos flasësh budallallëqe.

“Duhet të pranosh çdo kritikë por nuk jam budalla të luaj hapur ndaj Manchester City-t dhe të humbas 3-0 apo 4-0.

“Arsenal luajti hapur dy herë ndaj tyre dhe ju të medias e keni kritikuar shumë Arsene Wenger pasi pësuan tre gola brenda 30 minutave.

“Sot City tregoi diferencën me ne. City është një skuadër që ka mentalitet dhe kualitet të madh. Thjesht është një skuadër e pandalshme.”

Megjithëse City dominoi ndeshjen, ishte goli i vetëm i Bernardo Silva-s që i dha fitoren Qytetarëve në fillim të pjesës së dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme