Conte pagën 10 milionë euro në vit te Interi

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Antonio Conte pritet që të përfitojë 10 milionë euro te Interi, sipas raportimeve nga Goal.

Conte është shumë afër që të kalojë te Zikaltrit, duke ia zënë vendin Luciano Spalletti-t.

Së fundi u mësua se ai i ka marrë nëntë milionë eurot dëmshpërblim nga Chelsea, dhe është i papunë që nga viti 2018, prandaj paga e lartë është e mirëseardhur për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme