Conte shpërthen ndaj futbollistëve të tij

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 09:08 | Nga

Conte kërkon më shumë se një gol.

Antonio Conte u shpreh i frustruar me barazimin ndaj West Hamit, 1:1.

Ai tha që ekipi i tij duhet të kishte dëshirë për të shënuar edhe gola tjerë pas të parit, përcjellë Lajmi.net.

“Është e vështirë për t’u sqaruar kjo”, u shpreh fillimisht Conte.

“Ne dominuam ndeshjen dhe krijuam shumë, shumë raste shënimi, por nuk shënuam dhe kjo sqaron sezonin tonë”.

“Ne kemi pasur paraqitje të mira gjithë sezonin, por duhet të shënojmë gola. Kjo nuk është hera e parë që na ndodh një gjë të tillë dhe duhet të përmirësohemi shumë. Kur qëndroni në këtë pozitë në tabelë, do të thotë se keni një problem”.

“Nevojitet dëshirë për të shënuar golin e dytë, të tretë dhe të katërt”, përfundoi Conte për Sky Sports.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme