Conte thotë se nuk ka probleme me Mourinhon, ia uron më të mirën me Romën

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Interit, Antonio Conte i ka uruar më të mirën trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinho pas rikthimit në Serie A.

Mourinho dhe Conte njihen për rivalitetin e madh gjatë viteve në Ligën Premier dhe pas ardhjes së portugezit në Serie A mendohej se ky rivalitet do të rikthehej.

Megjithatë, trajneri i Interit pretendoi se ai nuk ka probleme me Mourinho, pasi u befasua me emërimin e portugezit nga emisioni televiziv italian Le Iene.

Emisioni televiziv e bëri atë të lexonte lajmet dhe ish-trajneri i Juventusit u befasua qartë nga lajmi: “A firmosi ai? Po?”.

Dyshja kishin një marrëdhënie të vështirë, por Conte theksoi se ka ‘respekt të madh mes nesh’ në intervistën me Le Iene.

“Është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë, i uroj më të mirën, përveç kur ai luan kundër Interit”, ka thënë Conte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme