Copenhageni nuk do të lejojë shikues në debutimin e Bendtnerit

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Skuadra FC Copenhagen ka vendosur që ndeshja debutuese e sulmuesit të famshëm, Nicklas Bendtner, të luhet me dyer të mbyllura të stadiumit, për shkak të frikës nga mbingarkesa e tifozëve në tribuna.

Trajneri i ekipit danez, Stale Solbakken, ka thënë se po të mos merrej ky vendim atëherë me siguri se stadiumi do të ishte i mbingarkuar nga tifozët, duke rrezikuar sigurinë e të gjithëve.

Bendtner, 31-vjeçar, iu bashkua Copenhagenit këtë javë si futbollist i lirë dhe menjëherë ka shkaktuar kaos të vërtetë në kryeqytetin danez. Fanella e tij tashmë është më e shitura, kërkesat nga tifozët e klubit janë të mëdha.

“Tifozët janë çmendur. Nuk besoj se departamenti i marketingut ka përjetuar një gjë të tillë më përpara. Është diçka e pabesueshme sesa kërkesat ishin për fanellën e Nicklasit. Ai ka shkaktuar ‘Bendtner-Maninë’ në qytetin tonë”, ka thënë trajneri Solbakken.

Të ngjashme