Coronavirusi godet futbollin danez

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Superligës së Danimarkës në futboll Brondby ka njoftuar se 13 persona të klubit janë në karantinë, me dyshime se mund të jenë infektuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare të enjten, transmeton Koha.net.

Në ndeshjen e Superligës së Danimarkës mes Brondbyt dhe Lyngbyt në stadium mysafir ishte ish-reprezentuesi i Danimarkës dhe ish-lojtari i Brondbyt, Thomas Kahlenberg. Është konstatuar se Kahlenberg është i infektuar me koronavirus. Ai ka marrë virusin gjatë një vizite në Amsterdam së fundi.

Brondby ka dërguar në izolim gjithë personat që ishin në kontakt direkt me Kahlenbergun në ndeshjen e të dielës. Në mesin e tyre është mbrojtësi Joel Kabongo, ndihmës-trajneri Martin Retov, si dhe shefi ekzekutiv i klubit Ole Palma.

Nga radhët e Lyngbyt raportohet se në kontakt me Kahlenbergun ishin futbollistët Martin Orsnkov, Kasper Jorgensen dhe Patrick da Silva. Ata janë izoluar për dy javë.

Të ngjashme