Coronavirusi merr jetën e ish-futbollistit të KF Ballkanit

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë ish futbollisti i FC Ballkanit, Skënder Kuqi pasi ishte infektuar me koronavirus

Klubi nga Theranda ka lajmëruar me anë të një statusi në Facebook.

Skënder Kuqi kishte rezultuar me Covid-19 më 24 korrik të këtij viti dhe ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Gjatë ditës së sotme, sipas IKSHP-së, kanë vdekur tetë persona në mesin e të cilëve edhe Skënderi. KF Ballkani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe e ka përkujtuar atë me respekt për kontributin e tij në zhvillimin e sportit në Suharekë. /GazetaExpress/  

Shkrimi i KF Ballkanit në Facebook.

“E nderuara familje Kuqi!

Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish futbollistit të FC Ballkani, z. Skender Kuqi.

Skender Kuqi, do të përkujtohet përherë me respekt nga qytetarët e Suharekës për kontributin e tij ndër vite në lëmin e sportit.

Në emër të klubit, ju lutem pranoni ngushëllimet për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj”.

Të ngjashme