“Costa është më i mirë se Morata”

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 13:40 | Nga

Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe kapiteni i Evertonit, Phil Neville, beson se Diego Costa është një lojtar më i madh se sulmuesi aktual i Chelseat, Alvaro Morata.

Diego Costas më në fund iu është plotësuar dëshira e tij për t’u rikthyer në Atletico Madrid, me lojtarin e vendosur për të lëvizur në janar, kur afati kalimtar të ri-hapet.

Kjo pasi Chelsea ka pranuar ofertën e skuadrës së madhe spanjolle në vlerën që mendohet të jetë prej 55 milionë eurove plus 10 tjera në formë bonuesh.

Megjithatë, sipas legjendës angleze, Neville, Chelsea ka bërë gabim me largimin e Costas, pasi lojtari me karakter agresiv është më i mirë se sulmuesi aktual i Bluve, Morata.

“Të jem i sinqertë me ju, unë do të preferoja Costan para Moratas në ekipin tim në këtë moment, në këtë kohë”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports Show.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme