Courtois është kthyer në mur mbrojtës te Reali

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Nuk ishte shumë kohë më parë kur kishte dyshime serioze nëse Thibaut Courtois ishte portieri më i mirë te Real Madridi. Por të shtunën trajneri madrilen Zinedine Zidane e vlerësoi atë si “portierin më të mirë në botë”.

Ish-portieri i Chelesat, që kishte humbur vendin shkurtazi nga Alphonse Areola në fillim të stinorit, tash është rrugës që të thyejë rekordin e klubit dhe po merr lëvdata nga ish-portierët, shifrat e të cilëve po i kalon ai, shkruan sot Koha Ditore.

Real Madridi ka pranuar vetëm 12 gola në gjysmën e parë të stinorit. Është bilanci më i mirë që nga stinori 1987-88, kur Paco Buyo ishte në portë.

“Në stinorin e dytë duhet të çimentosh vendin tënd në skuadër”, ka thënë Buyo.

Dhe duke futur Courtoisin në një ligë me Jan Oblakun e Atletico Madridit dhe Marc-Andre ter Stegenin e Barcelonës, ai ka shtuar: “Nëse vazhdon në këtë nivel, atëherë ai definitivisht është në mesin e tre portierëve më të mirë në botë”.

Nga 12 golat e pranuar nga Reali, Courtois ka pranuar vetëm nëntë prej tyre dhe ka mbajtur portën e paprekur në 11 nga 21 ndeshjet që ka qenë në portë në të gjitha garat.

Ai do të bëhet portieri i parë i Realit pas 12 vjetëve nëse e fiton trofeun “Zamora”, çmimi që i jepet portierit që pranon më së paku gola në ligë.

Iker Casillas ishte i fundit që e fitoi këtë trofe.

Në fakt ndryshimi i fatit të tij nuk është plotësisht i lidhur me të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme