Courtois i bindur: Unë jam startues te Real Madridi

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Thibaut Courtois ishte bashkuar vitin e shkuar me Real Madridin, duke kaluar nga Chelsea për 40 milionë euro.

Portieri belg ishte zgjedhja e parë për portën e Real Madridi në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, si në drejtimin e Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit.

Por pas arritjes së Zinedine Zidanes në mars, në port u kthye Keylor Navas, por pritej që ky i fundit të largohej nga Los Blancos.

“Mendoj se është e qartë se kush është numri 1 tek Reali. Unë isha në sezonin e parë në një formë shumë të mirë, por tani ndihem akoma më mirë se sezonin e kaluar”.

“Jam në formë të mirë për sezonin e ardhshëm, dhe shpresoj që mund të vazhdoj në këtë formë edhe për sezonin e ri”, ka thënë belgu.

Courtois në ndeshjet miqësorë kundër Bayern Munich dhe Arsenal, ka pësuar shumë gola, por kjo duket se nuk është duke e shqetësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme