Courtois i del në mbrojtje Bale: Ai është totalisht i përkushtuar tek Real Madridi

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Thibaut Courtois i ka dalë në mbrojtje shokut të tij të skuadrës, Gareth Bale, pasi ky i fundit u vërshëllye nga publiku në ‘Santiago Bernabeu’.

Bale nuk u prit edhe aq mirë në stadiumin e Real Madrid, pasi lojtari kishte provokuar tifozët pas kualifikimit të Uellsit në Euro 2020.

Një gjë e tillë nuk u ka ikur tifozëve të Real dhe ata përcollën uellsianin me shumë vërshëllima.

Pas këtyre ngjarjeve, është portieri i skuadrës, Courtois, i cili i ka dalë në mbrojtje anësorit të ‘Los Blancos’.

“Ai u përfshi shumë pasi u fut në fushë. Goli i Modric edhe nga harkimi i tij. Nëse nuk do të ishte i përkushtuar, nuk do të luante ashtu” ka thënë Courtois për Bale, transmeton lajmi.net.

“Ai jep gjithçka në stërvitje dhe në lojë gjithashtu na ndihmon të fitojmë” ka shtuar portieri belgu.

Bale duket se e ka të pamundur të gjej rehatinë në ‘Santiago Bernabeu’ dhe lehtë mund të largohet qysh në janar.

Të ngjashme