Courtois në Real Madrid, Chelsea gjen portierin e ri

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 13:39 | Nga

Chelsea e ka gjetur pasardhësin e Thibaut Courtois, i cili pritet të transferohet te Real Madridi
Drejtuesit e Chelseas janë në kërkim të një zëvendësim për portierin belg, Thibaut Courtois, pasi ky i fundit pritet t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës së ardhshme.

Sipas gazetës britanike, Metro, Antonio Conte ia ka vërë syrin portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak, përcjell Express.

Por, nëse Atletico refuzon ofertën e Chelseas, klubi londinez ka edhe dy opsione tjera: Gianluigi Donnarumma (Milan) dhe Yann Sommer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme