Courtois: Reali duhet ta marrë Hazardin para Neymarit

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Thibaut Courtois do të zgjedhte Eden Hazardin në vend të Neymarit si transferimin kryesor të Real Madridit për verën në vijim.

Courtois ka luajtur përkrah shokut të kombëtares së tij te Chelsea për plot katër sezone dhe e njeh mirë atë.

Neymar po ashtu thuhet se është synim i Realit, por Courtois beson se bashkëkombasi i tij do të ishte transferim më i mirë.

“Unë nuk e di çka do të ndodhë. Kjo nuk është pyetje për mua, por për udhëheqësit e klubit”.

“Ekipi është ai që është tani. Karim Benzema është në formë të mirë dhe shënoi 17 gola. Gareth Bale startoi mirë, por më pas është dashur të merret me lëndimet”.

“Ju shikoni në ndeshje se ne kemi cilësi. Por, ndonjëherë është thjeshtë e pamundur të shënosh”, deklaroi Courtois.

Real Madridi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit zhvillon dy ndeshje ndaj Barcelonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme