Courtois, i Realit për 35 milionë

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 15:22 | Nga

Portieri i Chelsea-s, Thibaut Courtois, është afër transferimit te Real Madridi për 35 milionë euro, raporton mediumi spanjoll, Marca.

Numri një i Belgjikës ka kohë që është lidhur me një rikthim në Spanjë, në mënyrë që të jetë më afër familjes së tij e cila jeton në kryeqytetin spanjoll, ku ai vetë kishte jetuar nga viti 2011 deri më 2014 – sa ishte pjesë e Atletico Madrid.

Me një vit të mbetur në marrëveshjen me 26 vjeçarin, klubi nga Londra do të provojë që ta shesë, në mënyrë që të mos iu ikë si agjenti i lirë pas një viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme