Courtouis u dëmtua për shkak të një spoti publicitar

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 11:20 | Nga

Thibaut Courtois nuk arriti të luante titullar në një nga ndeshjet më delikate të sezonit për Chelsean, atë në transfertën e Manchesterit ku skuadra e Contes u mund 2-0 dhe rihapi çështjen e titullit. Edhe pse në pamje të parë nuk ka asgjë të dyshimtë me të demtuarin e portës së “Bluve”, mediat belge gërmojnë më thellë dhe zbulojnë arsyen e dëmtimit që është deri diku qesharake.

Sipas të dhënave, numri 1 pësoi tërheqje në kavilje gjatë xhirimeve për një spot publicitar. Courtois bashkë me shokët e skuadrës, Ake, Matic, Begovic e Alonso po xhironin për llogari të NBA një spot publicitar që synon rritjen e tregut të shikuesve në Kinë.

Pas hedhjes në një moment ai e mbështeti keq këmbën dhe tashmë rrezikon të mungojë edhe në gjysmëfinalen e FA Cup kundër Tottenhamit, e planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën. Një dëmtim që me siguri nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Antonio Conte. Italiani gjithsesi e pranoi se humbja e dytë në 4 ndeshjet e fundit erdhi vetëm për fajin e tij dhe shtoi se Manchester United e meritoi fitoren.

Humbja e dytë në 4 javët e fundit gjithsesi nuk e alarmon italianin që tashmë ndien “frymën” e Tottenham me vetëm 4 pikë distancë. “Po zhvillojmë një sezon të jashtëzakonshëm por kampionati po bëhet më i vështirë edhe pse nuk mund të konsiderohej i mbyllur edhe 5 javë më parë”, thekson Conte.

Në krahun tjetër, Jose Mourinho nuk dha shumë sqarime në lidhje me uljen e Ibrahimvic në stol, duke theksuar se ishte një zgjedhje e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme