Coutinho do të përcaktojë të ardhmen e tij në fund të muajit qershor

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinho me shumë gjasë do të largohet më 1 korrik nga Barcelona.

Mesfushori ofanziv është aktualisht në huazim te Bayern Munichu, mirëpo këta të fundit nuk duan ta blejnë kartonin e tij.

Coutinho nuk është i dëshiruar tani as në Camp Nou, e që Cadena Cope raporton se 30 qershori do të jetë vendimtar për të.

Tottenham Hotspuri besohet se po i prinë garës për transferimin e tij, ndërsa në ofertë mund të përfshijë dy lojtarë.

Tanguy Ndombele dhe Toby Alderweireld, janë emrat që mund të përfshihen në bisedime me katalunasit.

Blaugranasit e pëlqejnë shumë mesfushorin francez dhe mund të hyjnë në marrëveshje për Coutinhon. 

Të ngjashme