Coutinho krijon problem të madh te Barcelona

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Barcelona duhet të merret me vlerësimin në rënie të Philippe Coutinhos.

Philippe Coutinho është duke i sjell telashe Barcelonës.

Përkundër largimit nga klubi dhe huazimit te Bayern Munich, ylli brazilian vështirë se do të blihet nga gjiganti bavarez për shifrën e caktuar prej 120 milionë euro.

Mediat spanjolle raportojnë se vlera e Coutinhos ka rënë dukshëm në periudhën e fundit, transmeton lajmi.net.

Coutinho tani vlerësohet në rreth 70 milionë euro, shifër e cila nuk e bind Barcelonën për ta pranuar shitjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.

Ish anëtari i Liverpoolit ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023 në të cilën ka të përfshirë një dëmshpërblim prej 400 milionë euro. /

Të ngjashme