Coutinho kyç për kalimin e Neymar te Barça

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Përfshirja e Philippe Coutinho-s në një ofertë të Barcelonës për Neymar-in mund të jetë vendimtare që një gjë e tillë të arrihet, sipas Sport.es.

Përderisa sulmuesi i Paris Saint-Germain e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet, një ofertë vetëm me para duket larg mendsh pasi që PSG kishte paguar 222 milionë euro për shërbimet e brazilianit.

Mirëpo, gazeta spanjolle insiston që përfshirja e bashkëvendësit dhe mikut të tij në këtë ofertë bashkë me 70 milionë euro, do t’i ndihmonte katalunasit që të arrinin një ujdi me kampionët francezë.

Të ngjashme