Coutinho mund të kthehet në Liverpool

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Rikthimi i Philippe Coutinhos në Liverpool është ende i mundur, sipas gazetës spanjolle AS.

Mesfushori sulmues i Brazilit dështoi t’i përmbushë pritjet në Camp Nou duke mos bindur që transferimit të majmë nga Liverpool në vitin 2018 dhe si pasojë u huazua në Bayern Munich verën e këtij viti.

Por as Bayern Munich nuk është i bindur për ta blerë brazilianin përfundimisht nga Barça, me Christian Eriksenin e Tottenham që shihet si opsion më i lirë.

Si pasojë, Coutinho mund të kthehet në Anfield në fund të këtij sezoni, nëse të kuqtë bëjnë ofertë për ish-asin e tyre. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme