Coutinho në dyshim për finalen e Copa del Rey

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Coutinho do të luftojë me kohën për të qenë gati për finalen e Copa del Rey.

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, pritet të jetë jashtë për së paku 10 ditë pas lëndimit në kofshën e majtë, kështu ka bërë të ditur klubi, duke e vënë në dyshim prezencën e tij në finale të Copa del Rey.

Braziliani u zëvendësua në minutën e 69’ në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Getafes dhe klubi menjëherë ka treguar për lëndimin që pësoi 26-vjecari.

“Testet në [Philippe Coutinho] kanë zbuluar se lojtari ka tërhequr bicepsin femoris në kofshën e majtë. Ai pritet të jetë jashtë rreth 10 ditë”, shkruhet në postimin e klubit në “twitter”.

Barcelona, tashmë kampione e La Ligas për sezonin 2018/19, do të kërkojë trofeun e dytë për këtë edicion me 25 maj kundër Valencias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme