Coutinho pranon ulje rroge, vetëm për t’u transferuar te Barcelona

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 18:39 | Nga

Ylli i skuadrës së Liverpool, Philippe Coutinho raportohet se është i gatshëm të pësojë një ulje të rrogës së tij, vetëm me qëllim që të favorizojë transferimin e tij te Barcelona.

Organizatori Brazilian është përfolur fuqishëm në lidhje me një transferim të mundshëm larg Premier League, për tu sistemuar në La Liga, me Liverpool që ka refuzuar një ofertë të parë të mbërritur nga ana e drejtuesve të klubit blaugrana.

Sipas medias spanjolle “Sport”, vetë futbollisti është shprehur i gatshëm dhe i lumtur që të përfitojë më pak të ardhura nëpërmjet pagës së tij, vetëm për tu transferuar në Katalonia, shkruan telesport.

Por një marrëveshje potenciale me ekipin e drejtuar tashmë nga trajneri Ernesto Valverde do të parashikonte bonuse domethënëse, të cilat mund t’i sigurojnë brazilianit një total të ardhurash shumë më të lartë se ato që gjeneron aktualisht me klubin e tij në Premier League.

Në fillim të këtij viti, Coutinho nënshkroi një kontratë të re 5-vjeçare me klubin nga Anfield, nëpërmjet të cilës përfiton rreth £8milionë në sezon. Një pagë e majme që shoqërohet me një klauzolë që raportohet të jetë sigluar nga krerët e të Kuqve në shumën £133milionë për shitjen e 25-vjeçarit. Është pikërisht kjo klauzolë e lartë që raportohet të qetësojnë trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, i cili mendon se një shumë aq e madhe do të mbajë larg interesimin e katalansve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme