Coutinho pritet të kthehet në Premier League

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti brazilian Philippe Coutinho mund të rikthehet në Premier League në afatin kalimtar të verës. Tottenhami është duke insistuar për transferimin e tij.

Coutinho është huazuar te Bayern Muencheni verën e kaluar nga Barcelona. Kontrata e huazimit mbaron në fund të stinorit. Ish-futbollisti i Liverpoolit, ishte kërkuar nga Tottenhami edhe verën e kaluar, por ai vendosi për Bayernin.

Coutinho pritet të largohet nga Barcelona këtë verë. Tottenhami e Chelsea janë duke insistuar më së tepërmi për të.

Coutinho 27-vjeçar këtë stinor ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin, ndërsa ka shënuar nëntë gola dhe asistuar tetë tjerë.

Të ngjashme