Coutinho zgjedh numrin e famshëm të fanellës në Bayern Munich

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Pak çaste më parë u zyrtarizua edhe huazimi i Philippe Coutinho te Bayern Munich nga Barcelona.

‘Bavarezët’ do të paguajnë 8.5 milion euro dhe pagën e lojtarit. Marrëveshja gjithashtu sheh një mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit për 120 milionë euro.

Gjatë ditës së sotme erdhi edhe prezantimi i lojtarit, i cili do ta bart fanellën me numrin 10, që së fundmi u vesh nga ikona Arjen Robben, transmeton lajmi.net.

Coutinho është shprehur tejet i lumtur për sfidën e re dhe premtoi që do ta jap maksimumin për fanellën e Bayern.

”Kjo është një sfidë e re për mua në një shtet të ri. Jam me të vërtetë i emocionuar”.

”Do jap maksimumin dhe do mundohem të bëjë gjithçka që të fitojmë sa më shumë trofe së bashku”, ishin fjalët e para të yllit brazilian si lojtar i Bayern.

Të ngjashme