Cristante dëshiron të fitojë një titull me Romën

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Bryan Cristante dëshiron të fitojë një titull me Romën pas triumfit më Italinë në Euro 2020.

26-vjeçari ishte pjesë e skuadrës Azzurri që  përfundoi më fitore në EURO 2020. “Ishte e rëndësishme për mua dhe për të gjithë, por jo vetëm për futbollin. Ishte e rëndësishme për të gjithë vendin. Italia nuk e kishte fituar këtë titull për 53 vjet dhe fitorja ishte shumë e nevojshme pas gjithë asaj që kemi kaluar ”, tha Cristante për Il Corriere dello Sport, transmeton Klan Kosova

Mesfushori po shijon pushimet e tij para se të kthehet në kryeqytet, ku do të takohet me trajnerin e ri të Romës, José Mourinho. “Asnjëherë nuk na ka munguar entuziazmi, por kur shihni që gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe ju po i largoheni qëllimit qe jeni nisur, ju në mënyrë të pashmangshme humbni bindjen. Kjo është arsyeja për disfata kundër ekipeve të vogla sezonin e kaluar. Me ardhjen e Mourinhos, sigurisht që u krijua një entuziazëm që nuk ishte aty më parë, ” tha Cristante.

Ai gjithashtu tregoi se synimi i tij është të fitojë një titull më Romen

Të ngjashme