Cristiano Ronaldo e “sfidon” Khabib Nurmagomedovin fytyrë më fytyrë

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo dhe Khabib Nurmagomedov, njihen për miqësinë që kanë për njëri-tjetrin.

Njëri prej më të mirëve në historinë e futbollit në njërën anë, ndërsa tjetri prej më të mirëve në MMA.

Dyshja janë takuar pas ndeshjes që Manchester United e zhvilloi ndaj Evertonit, që u mbyll baras 0-0.

Ronaldo dhe Khabib u takuan pas ndeshjes, duke dal ballë për ballë me njëri tjetrin ashtu siç bëjnë boksierët dhe luftëtarët e MMA, para meçeve.

Khabib e fitoi këtë luftë, pasi Ronaldo u dorëzua dhe filloi të qeshë.

Luftëtari nga Degestani ndër vite ka qenë fans i madh i Ronaldos, duke e konsideruar atë si më të mirin në histori të futbollit.

Khabib ka qenë në “Old Trafford” ku ka takuar shumë yje të futbollit. /Telegrafi

Të ngjashme