Cristiano Ronaldo gjithnjë e më afër kthimit në Sporting CP

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Ky ishte klubi që i dha mundësinë e parë atij që të hyjë në botën e futbollit

Cristiano Ronaldo mund të bëjë një kthim ëndrrash në Sporting CP, pasi që e ka bërë të qartë që ai dëshiron të largohet nga Manchester United.

Operacioni nuk është i thjesht, por klubi nga Lisbona dhe Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, janë duke shikuar që ta bëjnë këtë të mundur.

Sporting CP është njëri nga emrat e mundshëm që është përmendur prej që ai ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga United.

Gjatë tërë verës, Cristiano Ronaldo gjithmonë e ka ditur që ish klubi i tij do të bënin përpjekje për ta kthyer në skuadër ish lojtarin dhe sulmuesin e tyre.

Mendes është përpjekur duke ia ofruar disa klubeve në Europë atë, si Atletico Madrid njëri prej tyre, por asnjë skuadër nuk dëshiron që t’ia përmbush atij kërkesat për një pagë të madhe.

Ronaldo dëshiron një rikthim edhe në Real Madrid, një skuadër që në verën e vitit 2021 ia mbylli dyer kur ai kërkonte largimin nga Juventus. Tani kjo ka shumë pak mundësi të ndodh.

Chelsea, Marseille, Napoli dhe Milan janë opsionet që janë shfaqur së fundi, por Sportingu mbetet me shpresë. Derisa ata nuk mund ta kënaqin atë financiarisht, këtë mund ta bëjnë sentimentalisht.

Për momentin, opsioni i Cristiano është për të luajtur me këtë skuadër që është në Ligën e Kampionëve ose të qëndrojë në Old Trafford ku herë pas herë është edhe duke u turpëruar nga trajneri i ri Erik ten Hag. 

Të ngjashme