Cristiano Ronaldo shpallet lojtari më i mirë në Serie A

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Pasi që Leonel Messi mori Topin e Artë të gjashtë, edhe rivali i tij Cristiano Ronaldo është shpërblyer me një çmim mbrëmë.

Ronaldo ka fituar sonte çmimin “lojtari më i mirë i Serie A”, derisa ai ka pranuar se Serie A “është liga më e vështirë që ai ka luajtur”, pasi që ka marrë zyrtarisht këtë çmim.

CR7 ishte pritur që të jetë në ceremoninë e ndarjes se Topit të Artë në Paris të hënën në mbrëmje, pasi që ishte në podium për të fituar, por ai zgjodhi që të jetë në Milan për “Gran Gala del Calcio”, ku u zgjodhen lojtarët më të mirë të Serie A.

34 vjeçari kishte një debutim të suksesshëm në këtë ligë pasi që shënoi 21 gola në Serie A duke ndihmuar Juven për të fituar titullin e tetë me radhë në ligë.

“Do të përpiqem të flas në italisht. Jam krenar që konsiderohem sulmuesuesi më I mirë në Itali”, tha ai.“Falëndëroj shokët e mij, lojtarët të cilët votuan për mua. Pas dy vitesh në Itali, mund të them se kjo është një ligë shumë e vështirë. I falëndëroj të gjithë që votuan për mua dhe shpresoj që vitin e ardhshëm do të jetë përsëri njëjtë”.

Numri i shtatë e ka marrë edhe çmimin si sulmuesi më i mirë në konkurrencë me sulmuesin e Atalantas, Duvan Zapatas dhe atë të Sampdorias, Fabio Quagliarella.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme