Cristiano Ronaldo sonte mund ta thyejë edhe një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo sonte mund ta realizojë një tjetër rekord, duke e barazuar Raul Gonzalesin, si lojtari i vetëm që iu ka shënuar 34 klubeve të ndryshime në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo . (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Juventusi sonte e pret Lokomotivën e Moskës nga ora 21:00 në Allianz Stadium.

Nëse portugezi e gjen sonte golin, ai do të barazohet kahë për krahë me legjendën e Real Madridit, Raul.

Deri tani CR7 dhe Raul iu kanë shënuar 33 klubeve të ndryshime në garën e Ligës së Kampionëve.

Lokomotiva e Moskës është një nga pak klube që marrin pjesë këtë vit e që Ronaldo nuk iu ka shënuar gjatë karrierës së tij.

Ai aktualisht është shënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 130 gola, 66 prej tyre në fazën e grupeve, transmeton telegraf.

Të ngjashme