Crystal Palace huazon Matetan

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Crystal Palace, e ka huazuar sulmuesin francez Jean-Philippe Mateta nga Mainzi për një vit e gjysmë.

Crystal Palace ka paguar 3.5 milionë euro për huazimin e 23-vjeçarit, ndërsa e ka edhe opsionin për ta blerë sulmuesin.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Crystal Palacet dhe mezi po pres të luajë. Të luajë në Premier League ka qenë ëndërr e imja që nga fëmijëria. Tash mund të luajë dhe t’i tregojë tifozëve të Crystal Palacet se çfarë di”, ka thënë Mateta për faqen zyrtare të klubit anglez.

Të ngjashme