“Çuni i nënës” që Bayernit i kushtoi 80 milionë euro

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Javën e shkuar, Bayern Muencheni njoftoi se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Lucas Hernandez për edicionin e ardhshëm e tutje. Për transferimin e 23-vjeçarit, Bayerni do t’i paguajë Atletico Madridit dëmshpërblim prej 80 milionë eurosh, që është rekord për klubin bavarez.

Kështu, Hernandez ka mbyllur tetë muaj të mrekullueshëm në karrierën e tij, pasi verën e kaluar arriti ta fitojë edhe titullin e botës me Përfaqësuesen e Francës. Por prapa suksesit të tij është një histori tragjike, e mbushur me vendosëri për të arritur diçka, shkruan sot Koha Ditore.

Kur Lucasi ishte vetëm pesëvjeçar, babai Jean-Francois Hernandez e la atë, nënën e tij Py Laurence dhe vëllanë e vogël Theon për yllin televiziv të Spanjës, Sonia Models. Të dy djemtë e familjes Hernandez vazhduan rrugën e babait të tyre, i cili luajti futboll profesionist. Theo aktualisht është pjesë e Real Sociedadit, por kartonin e tij e posedon skuadra e Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme