Çyrbja i bashkohet Gjilanit

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Klubi i futbollit Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Çyrbja.

Së fundi futbollisti i krahut ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit. Me Teutën ka luajtur në Superligën e Shqipërisë. Shijakasi 26-vjeçar është formuar si lojtar te Teuta, ndërsa ka luajtur edhe te Erzeni, Elbasani dhe Kukësi.

Lojtari i ri i Gjilanit ishte grumbulluar me U-18 dhe U-21 të Shqipërisë. Çyrbja ka firmosur për një vit me gjilanasit.

Gjilani ka angazhuar disa lojtarë në këtë afat kalimtar dhe ka pretendime për trofe në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme